Misteri i aeroplanit të rrëzuar: Objekt “i paligjshëm” në bord? (Foto)

0

Një ditë pas tragjedisë së avionit “Germanwings” që u përplas me shpatin e një mali me 150 persona në bord, po kërkohet të zbardhen edhe shkaqet e mundshme të aksidentit.

misteri-i-aeroplanit-t-euml-rr-euml-zuar-objekt-ldquo-i-paligjsh-euml-m-rdquo-n-euml-bord-foto_hd

Mbeten akoma mister tetë minutat e zbritjes në mënyrë të rrufeshme, por të kontrolluar, ku pilotët nuk kanë komunikuar me kullën e kontrollit. Ndërkohë sa vjen e zgjerohet hipoteza e një pranie të një objekti “të paligjshëm” në bord, që shpjegon dhe mungesën e komunikimit me tokën.

Me 20 minutë vonesë, avioni ishte ngritur në orën 10:00 nga aeroporti ndërkombëtar i Barcelonës “El Prat”, ku kishte mbërritur një orë më parë nga Dyseldorfi.

Fillimisht udhëtimi ka qenë i qetë dhe normal. Alarmi vjen disa minuta më pas nga aviacioni civil francez, sepse avioni nuk po jepte sinjale në radio. Është thirrur disa herë, por nuk kishte asnjë përgjigje.

Aviacioni francez më pas mëson se avioni kishte ndryshuar drejtim për shkak të një uljeje të kuotës dhe menjëherë më pas nis procedura e emergjencës nga ana e një avioni luftarak të aeronautikës ushtarake në funksion të antiterrorizmit, i mbështetur nga një helikopter i xhandarmërisë. Avioni nuk po gjendej.

Sipas të dhënave të “Flightradar”, adresë që gjurmon drejtimet e të gjithë avionëve në udhëtim, konstatohet që mes orës 10:31 dhe 10:32, “A320” fillon të zbresë ndjeshëm.

Nuk bie, por disheza është e shpejtë, 1 km në minutë deri në orën 10:41, kur “Airbus”-i humb çdo gjurmë.

Rënia, sipas kompanisë “Germanwings”, ka zgjatur 8 minuta. Përplasja ndodh në orën 10:53.

Të dhënat e avionit janë të pakuptueshme për ekspertët francezë që i kanë analizuar: zbritja ka qenë konstante, por e kontrolluar, sikur avioni të udhëtonte me pilotin automatik. I vetmi shpjegim i një veprimi të tillë, shumë i rëndë, është humbja e oksigjenit në kabinë, gjë që mund të ketë sjellë rënien e të fikëtit nga na e pilotëve dhe si pasojë mund të ketë shkaktuar tragjedinë.

Por sipas ekspertëve nuk ka asnjë motiv për të mos komunikuar me pikën e kontrollit. Ndërkohë që nuk pati kontakt absolutisht për tetë minuta, deri sa avioni u përplas në shpatin e malit.

Ekspertët francezë, ish-pilotë apo drejtues të aviacionit civil e ushtarak, që përjashtojnë një sulm terrorist apo shpërthim, nuk janë po kaq kategorikë në përjashtimin e një “objekti të paligjshëm” në bord, që do të shpjegonte jo vetëm mungesën e kontakteve të vullnetshme nga ana e pilotëve, por edhe lëshimin e kodit të emergjencës (7077), që në raste të vështira dërgohet në tokë përmes aparaturave të sofistikuara. /gazeta shqip/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com