Misimi: Sanohen 7 deponi të egra në teritorin e komunës së Bujanocit

0

Për një ambient të pastërt dhe shëndet të mirë nevoitet kontributi i gjithë banorëve apo të paktën kujdesi se ku po hudhen mbeturinat, duke pas parasysh që kjo dukuri është prezente tek qytetarët tanë dhe nuk respektojnë deponin legale e cila ndodhet në dalje të Bujanocit në drejtim të Vranjës, rruga dytësore, ku edhe është vendi i dedikuar për hudhjen e mbeturinave.

11295941_10152793761022212_988093050278747340_n

Zyra për mbrojtjen e ambientit e cila vepron në kuadër të komunës së Bujanocit e ka parë të nevojshme që të realizoj projektin për sanimin e mbeturinave të egra të cilat ndodhën në vendbanimet e komunës së Bujanocit, me qëllim që ta kemi një mabient të pastërt për qytetarët. Sipas Sedat Misimit bashkëpunëtorë profesional i kësaj zyre, në bashkpunim me ndërmarjen publike “Komunalia” është realizuar projekti i sanimit të 7 lokaliteteve gjegjëisht deponive të egra, por në të ardhmen pritet që të përfshihen edhe vendbanimet tjera, aty ku vlerson komisioni se ka nevojë. Misimi apeloi tek të gjith qytetarët që të jenë të kujdesshëm në hudhjen e mbeturinave, sepse për një Bujanoc të pastër nevoitet kontributi i çdo banori e përpos pamjes së bukur me kujdesin ndaj hudhjes së mbeturinave ne edhe ruajm shëndetin tonë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com