Mishtoret “Agro Adria” dhe “Labi” në Bujanoc me prodhime të kualitetit dhe cilësisë së lartë

0

Konsumi i mishit konsiderohet shumë i rëndësishëm për shëndetin e njeriut, duke patur parasysh që ka shumë vitamina të cilat janë të nevojshme për organizëm si A, B6, B12, D etj.

p3

Inspektimi i mishtoreve është në mandat të inspektorëve komunalë, inspektorëve sanitar, atyre veterinarë të cilët kohëve të fundit kanë bërë një riorganizim të mirëfilltë përfshirë edhe tërë sistemin e inspektimit dhe mbikëqyrjes së operatorëve të bizneseve me ushqim, thonë pronarët e dy mishtoreve në Bujanoc “Agro Adria” dhe “Labi”. Therje sipas ligjeve si dhe nën kontrollimin e veterinarëve në kushte higjienike modern, janë gjithnjë në shërbim të klientëve për një cilësi të lartë të mishit të freskët me çertifikatë për therje “HALLALL” tha pronari i mishtores njëherit edhe therrtores Aziz Maliqi. Kohëve të fundit inspektorët veterinerë janë duke kontrolluar mishin i cili përpunohet në therrtoren e mishtores “Agro Adria” dhe në këtë mënyrë konstatohet se është i cilësisë së lartë i cili ka drejtë të dalë në treg. Kjo do të thot që gjithçka punohet sipas kriteriumeve tha Maliqi, pasi që dihet origjina e mishit dhe se nuk marrin mish nga qytetarët i cili përpunohet në mishtore. Çdo produkt tjetër i mishit disponon tiketat e prejardhjes së mishit të prezentuar për shitje, gjë që kjo nuk ngritë shqetësimin e qytetarëve të komunës së Bujanocit se me çfarë mishi ata po sherbehen dhe sa është i sigurtë ai, pasi që asnjëher nuk ka pasur ankesa nga qytetarët se mishi i blerë në mishtoren në fjalë sipas është i kualitetit të dobët. Edhe në mishtoren “Labi” në Bujanoc thonë se, asnjëher nuk kanë pasur ankesa nga qytetraët në kualitet dhe cilësi edhe në kohën kur është paralajmëruar ndonjë sëmundje e kafshëve, sepse kujdesi i madhë i mishtores në fjalë sipas përfaqësauesve është të jenë korrekt. Edhe në këtë mishtore çdo produkt disponom tiketën që tregon prejardhjen e mishit. Vizitat nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, që I kanë bërë këtyre mishtoreve nuk kanë hasur në ndonjë parregullsi deri më tani dhe kjo tregon se mishtoret me pronarë shqiptarë në komunën e Bujanocit kanë produkte të kualitetit të lartë dhe shërmib cilësoorë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com