Miqtë e dikurshëm të Kaltrina Selimit ja nxjerrin të gjitha në shesh (Foto)
14:50 | 28 Tetor 2017

Është ndër këngëtarët më të dashura nga publiku. E tillë u bë që kur u paraqit me grupin "Hana Band", ku edhe fitoi famë të madhe.

Kaltrina është natyrë tejet e shoqërueshme, e miqtë që e njohin mirë, tregojnë disa karakteristika ta saj: -Miq të saj thonë se Kaltërinës i pëlqen shumë të flejë. Pra, është gjumashe. -Ajo është person që nuk merret fare me thashetheme dhe nuk e ka fort idenë se çfarë ndodh rreth e rrotull. -Është shumë e lidhur me familjen, posaçërisht me vëllaun e saj. -Takimi i parë me bashkëshortin e saj ka ndodhur në Ulqin, derisa ishte me pushime. -Kur janë njohur Dritoni (tani bashkëshorti i saj) nuk e ka pasur idenë se Kaltrina është këngëtare e famshme. -Me rastin e ditëlindjes, si dhuratë ka marrë unazën e fejesës, shkruan "Kosovarja". -Është tip tejet i durueshëm. -Është mërzitur shumë kur djali ja ka prishur telefonin.
Françeska Jaçe