Minxhozi e Arifi vizitojnë “Vatrën”

0
Të mërkurën në selinë e Lëvizjes Qytetare “Vatra” në Gjilan , kryetarja znj. Gentiana Shabani me bashkëpunëtorë priti në një takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës , z. Qemajl Minxhozi dhe Kryetarin e Bujanocit z. Nagip Arifi.
Arifi
Fillimisht në hapje të takimit kryetarja falënderoi pjesëmarrësit për ardhjen dhe i informoj për hallet me të cilat ballafaqohen qytetarët e dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikën e Kosovës. Poashtu edhe Arifi e informoj ambasadorin për problemet e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ambasadori Minxhozi edhe njëherë konfirmoj mbështetjen e plotë nga shteti shqiptar dhe krejt në fund të takimit palët u dakorduan për bashkëpunim në vazhdimësi në gjetjen e mundësive për zgjidhjen e këtyre problemeve thuhet në njoftimin e “Vatrës”/BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com