Minus 35 kilogramë në 1 vit: Moderatori zbulon sekretin pas transformimit drastik
10:23 | 09 Prill 2019

Me shumë punë dhe vullnet të hekurt gjithçka arrihet. Këtë na e vërteton më së mirë moderatori i njohur, Arjan Çani, i cili ka pësuar një transformim drastik këto vitet e fundit.  Në vetëm 1 vit ai ka arritur të humbasë plot 35 kilogramë.

I ftuar në programin e ri ‘Kush vjen për drekë’, Çani ka zbuluar disa sekrete të dobësimit, duke filluar nga heqja dorë nga alkooli dhe mishi i kuq, ndjekja e një diete të shëndetshme dhe ushtrimet fizike.

Drejtuesi i ‘Zonë e lirë’ tregon se një ndihmesë e madhe për rënien në peshë ka qenë edhe konsumimi i ushqimit tradicional aziatik, sushi. Gjatë emisionit ai zbuloi gjithashtu se vrapon çdo ditë për 2 orë.

Me 35 kile më pak, Çani tashmë duket sportiv dhe shumë më tërheqës./ Shendeti.com.al

 

Kejvina Kthella