Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall fituesit e fazës së dytë, të kandidatëve shqiptarë jashtë kufijve të vendit (Lista)

0

Ministria e Aesimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë përmes postës elektronike e ka njoftuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin me vendimin e Ministrisë për fituesit e fazës së dytë, të kandidatëve shqiptarë jashtë kufijve të vendit. Vendimi ka ardhur vetëm pak orë pasi që kryetari Arifi gjatë bisedës së tij në Preshevë me kryeministrin Rama kishte inicuar qështjen e regjistrimit të studentëve nga Lugina në fakultetet e ndryshme të Tiranës. Në njoftimin dërguar kryetarit Arifi thuhet se:

 

Lista e kandidateve fitues nga trojet faza II

(kliko per ta hapur listen)

Lista_e_kandidateve_fitues_nga_trojet_faza_II

 mmmmmmmmmmmmmmmmm

11.11.2014

Njoftim për fituesit e kuotave të trojeve

Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall fituesit e fazës së dytë, të kandidatëve shqiptarë jashtë kufijve të vendit, që kanë aplikuar për ndjekjen e studimeve të ciklit të parë me kohë të plotë në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik, viti akademik 2014-2015.

Renditja e kandidatëve  fitues është bërë në bazë të meritës  (nota mesatare e shkollës së mesme dhe notat e lëndëve për të cilat IAL-të publike kanë vendosur koeficientet më të lartë për pranimet në vitin akademik 2014 – 2015).

Kandidatët fitues të regjistrohen pranë sekretarive mësimore përkatëse brënda datës 19 nëntor 2014.

Kandidatët shqiptarë nga trojet (Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc, Medvegjë) përfitojnë nga kuotat e përcaktuara për këta kandidatë për vijimin e studimeve në IAL-të publike, në zbatim të VKM 517, datë 01.08.2014 “Për kuotat e pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë, cikli i parë i studimeve me kohë të plotë, programet e studimeve jo universitare, profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si  edhe tarifat e  shkollimit për vitin akademik 2014 – 2015”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com