Ministria e Arsimit dhe Sportit rezervon vendet në programin master për studentët e Luginës (tabela)

0

Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës pranë Ministris së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipëris e ka njoftuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin me vendimin e Këshillit të Ministrave për kuotat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë.

studente-shkolla-dita-pare

Në njoftimin dërguar kryetarit Arifi nga Prof. As. Dr. Linda Pustina, thuhet se, ju bёjmë me dije se, me Vendimin nr. 668, date 15.10.2014  të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklit të dytë me kohë të plotë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave” / “Master i Arteve të Bukura”, për vitin akademik 2014 – 2015” janё miratuar kuotat e pranimit për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit, përkatësisht 250 kuota për programet e studimit “Master Profesional” për të gjithë kandidatёt shqiptarё nga trojet jashtё kufijve tё vendit dhe 250 kuota per programet e studimit “Master i Shkencave” /”Master i Arteve të Bukura”.

 

Shpёrndarja e kuotave nё total pёr ciklin e dytё ёshtё bёrё si mё poshtё:

 

Troje Master Profesional Master i Shkencave
Kosovë 55 64
Mal i ZI 73 74
Maqedoni 67 57
Preshevë, Bujanovc, Medvegjë 55 55
Total 250 250

Drejtoria e Arsimit të Lartë dhe Shkencës kërkonë nga kandidatёt tё paraqiten nё MAS pёr dorёzimin e dokumentacionit pёrkatёs vetёm nё datat qё do tё pёrcaktohen nё atё udhёzim./BujanociNet/

Propozime per kuota_cikli i II_Troje

 

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com