Ministria e arsimit: aneks mbi botimin e teksteve në gjuhën Shqipe

0

Ministri i arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik, Mlladen Sharçeviq, drejtori i Entit për Tekste Shkollore, Dragolub Kojiçiq, dhe përfaqësuesit e këshillave nacionale boshnjake, bullgare, hungareze, rumune, ruse, sllovake dhe kroate të komunitetit të pakicave kanë nënshkruar anekset e Memorandumit për Bashkëpunim në fushën e botimit të teksteve shkollore në gjuhën dhe shkrimin e pakicave kombëtare.

Anekset kanë të bëjnë me përgaditjen dhe botimin e teksteve që mungojnë për vitin shkollor 2017/2018, shkruan Bujanovaçka.

Aneksi i cili përmban të njejtat kushte do të nënshkruhet edhe me Këshillin Nacional të Shqiptarëve menjëherë kur të filloj realizimi i Memorandumit, ka njoftuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com