Ministri i Kulturës në Qeverinë e Kosovës viziton Bujanocin
14:51 | 25 Nentor 2017

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, bashkë me Ardita Sinanin dhe deputetin popullor Fatmir Hasani, priti në takim të deleguarin e Ministrit të Kulturës së Qeverisë së Kosovës, njëherit drejtorin e Departamentit për kulturë z. Valon Kashtanjeva. Z. Kashtanjeva shprehi gatishmërinë e tij dhe ministrit Gashi, që të vazhdojnë të përkrahin aktivitetet kulturore në Luginë të Preshevës. Ministria e Kulturës ka përkrahur Festivalin PreFoto i cili po mbahet në Preshevë dhe në të njejtin po marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga z. Kashtanjeva./BujanociNet/
Aurela Hoxha
S