Ministri Bajrami premton kushte dhe standarde më të mira për arsimin shqip në Luginë

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikës së Kosovës Arsim Bajrami, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Luginë të Preshevës është pritur edhe nga kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi.

ministria kryetari 

Ministri Bajrami me bashkëpunëtorë, i shoqëruar edhe nga shefi i zyres ndërlidhëse  mes Prishtinës dhe Beogradit, në Beograd Valdet Sadiku, janë njoftuar përsëafërmi me gjendjen e arsimit shqip në Luginë të Preshevës, dhe kanë premtuar se do të bëjnë çmos që edhe nxënësit shqiptarë në komunat e Preshevës dhe Bujanocit të kenë kushte më të volitshme për mësim. Pas takimit me përfaqësuesit e Qeveris së republikës së Kosovës në prononcim për media, Kryetari Arifi shpreh një kënaqësi të veçant për vizitën e Ministrit bajrami. Sipas Arifit në këtë takim u bisedua për problemet në çështjen e arsimit të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “e njoftova ministrin ëpr planprogramet dhe tekstet arsimore të cilat shqiptarëve i kanë munguar dhe biseduam për regjistrimin e studentëve të Luginës në Universitetin e Prishtinës dhe Universitete tjera si në Gjilan poashtu edhe në Pejë” ka thënë kryetari Arifi. Në këtë takim kryetari ka përshëndetur edhe marrëveshjën mes dy qeverive të Serbisë dhe Kosovës edhe pse ka probleme me inplementimin e marrëveshjes, Arifi shpreson që në të ardhmen me ndihmën e faktorit ndërkombëtar do t’ia arrijmë që pozicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës  të përmirsohet. Ndërkaq kënaqësin më të madhe përmes një interviste e shprehu edhe Ministri Bajrami duke falënderuar kryetarin Arifi, në rradhë të parë, për të parë gjendjen e arsimit shqip në Luginën e Preshevës. takim ministri te shkollaMinistri Bajrami thotë se, ka ardhur për të ofruar mbështetjen e shkollave shqipe në Luginë të Preshevës. “do të mundohemi që ti ofrojmë mbështetje sa më të madhe shkollave shqipe në Luginë për ngritjen e standardeve sa më të mira” ka thënë ministri Bajrami. Pas këtij takimi Ministri Bajrami me bashkëpunëtorët e tijë dhe Valdet Sadiku shefi i zyrës ndërlidhëse vizituan edhe shkollësn e mesme “Sezai Surroi në Bujanoc ku u pritën nga drejtori i këtij institucioni arsimor Zejni Fejzullahu, nga punëtorët e kësaj shkolle dhe nga shumica e nxënësve. Drejtori i këtij institucioni arsimor e njoftoi përsë afërmi me gjendjen e arsimit shqip në komunën e Bujanocit ndërkaq që Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Republikës së Kosovës Arsim Bajrami u zotua se do të ofroj kushte të veqanta për shkollat shqipe në këto komuna dhe shqiptarët e kësaj ane. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arsim Bajrami ka pasur sot një agjend të ngjeshur për të vizituar Luginën e Preshevës ku është takuar edhe me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu së bashku me bashkëpuntorët e tij nga ky institucion dhe bashkarisht kanë biseduar për çështjen e arsimit në Luginën, tekstet mësimore që nga shkolla fillore deri në atë të mesme dhe në prononcim për media, kryetari i KNSH Jonuz Musliu tha se, do të hapet dhe një zyre për nostrifikimin e diplomave dhe me këtë nuk do të këtë më probleme. takimi ministri“Arsimi dhe Edukimi cilësor është një sferë e cila duhet të thej shumë paragjykime të së kaluarës, ne kemi nevoj për një rini të arsimuar, edukuar  me standarde evropiane dhe ne do të kemi mundësi të i ndihmojmë me të gjitha mundësit me tekste mësimore dhe studime universitare” tha ministri Bajrami duke shprehur kënaqësin që po viziton Luginën. Ministri Arsim Bajrami po ashtu është takuar dhe me dy deputetet popullor shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimin dhe Shaip Kamberin. Zyrtari nga qeveria e Kosovës ka vizituar edhe komunën e Preshevës, ku është takuar edhe me kryetarin e kësja komune Ragmi Mustafën si dhe ka vizituar shkollën fillore në fshatin Leran të kësaj komune, ku nga afër ka parë gjendjen e zhvillimit të procesit edukativo arsimorë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com