Ministri Arsim Bajrami, nesër për vizitë zyrtare në Luginën e Preshevës

0

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Bujanoc dhe Preshevë, nesër (e hënë), ku do të ketë disa takime dhe vizita në shkolla, për të parë mundësitë e bashkëpunimit për arsimin në gjuhën shqipe në këto komuna.

ArsimBajrami

Kjo është vizita e parë e një ministri të Kosovës, i cili shkon për vizitë mbi bazë të marrëveshjes bilaterale Kosovë-Serbi.
Ministri Bajrami fillimisht do të pritet në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc, ku do të ketë një takim me kryetarin e këtij këshillit, Jonuz Musliu. Po ashtu, ministri do të vizitojë edhe Komunën e Bujanocit, si dhe shkollën e mesme “Sezai Surroi” në këtë qytet. Më pas, ministri Bajrami do të vizitojë Komunën e Preshevës dhe pastaj edhe shkollën fillore “9 Maji” në Leran të kësaj komune. Sipas agjendës së publikuar të MASHT, Arsim Bajrami do të takohet edhe me dy deputetët shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi dhe Shaip Kamberi. Kjo është vizita e parë e një ministri të Kosovës, i cili shkon për vizitë mbi bazë të marrëveshjes bilaterale Kosovë-Serbi. Siç dihet, vizita të zyrtarëve qeevritarë të Kosovës në Serbi ka pasur disa sosh edhe më parë, por ato kanë qenë për pjesëmarje në konferenca rajonale./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com