Miliona kompjuterë do të ngadalësohen – për shkak të një problemi serioz

0

Një problem serioz në dizajnin e çipave të Intelit do t’i kërkojë Microsoftit, Linuxit dhe Apple-it përditësim të sistemeve operative për kompjuterët në gjithë botën.

Inteli nuk ka dhënë akoma detajet, por besohet se ky problem ka prekur çipat e miliona kompjuterëve nga dekada e fundit. Sipas hulumtimeve, problemi është në aftësinë e disa programeve për të përcaktuar përmbajtjen e mbrojtjes së memories.

Disa ekspertë thonë se përditësimi që kërkohet do të ngadalësojë kompjuterët.

Edhe shpejtësia do të varet nga fuqia e procesorit. “Register” thotë se ngadalësimi do të dallojë prej 5 deri në 30 për qind.

Inteli nuk ka komentuar këto raportime deri tash.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »