“Milani më shkatërroi”

0

Taarabt ka treguar për vështirësitë që ka hasur pas largimit nga Milani.

Adel Taarabt ka thënë se “psikologjikisht” ishte i shkatërruar” për ish kohën te Milani, por tha se tani është tjetër njeri dhe ka humbur 11 kilogram falë Genoas.

28 vjeçari nga Morocco kaloi vetëm gjashtë muaj në “San Siro” në formë huazimi nga QPR nga janari deri në qershor 2014.

Ai shënoi katër gola në 16 ndeshje, ndërsa dhuroi edhe dy asiste.

“Ajo eksperiencë më shkatërroi psikologjikisht”, tha Taarabt për “Gazzetta dello Sport”.

“Kam luajtur mirë dhe isha afër të nënshkruaj kontratë me ta, më pas erdhi Pippo Inzaghi dhe bëri zgjedhje tjera. Rikthimi në QPR pasi luajta në Ligën e Kampionëve përkrah yjeve si Kaka, me të vërtetë të dhembë”, shtoi ai.

“E di se si është të luash për Milanin, pas 20 minutave nëse nuk ka ndonjë gol – presioni fillon të rritet”.

“Emocionohem sa herë flas për Milanin sepse kam kaluar gjashtë muaj të mrekullueshëm në një klub fantastik”.

“Ata kanë ndryshuar shumë tani, nuk është e lehtë të krijosh një skuadër të fortë me 11 lojtarë të ndryshëm, por është e rëndësishme për futbollin italian që Milanin të rikthehet”, theksoi mes tjerash Taarabt.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com