Milan dhe Roma në ‘luftë’ për top-mesfushorin
15:59 | 13 Qershor 2018

Roma dhe Milani po mendojnë për disa transferime për sezonin e ri.

Dy skuadrat nga Serie A dëshirojnë që t’i bëjnë disa transferime, e që njërin prej lojtarëve e duan që të dyja.

Mesfushori i Sportingut, Bruno Fernandes, ka zgjuar interesimin e Milanit dhe Romës, që e duan transferimin e tij në këtë verë, përcjell ORAinfo.

Agjenti i lojtarit ka bërë me dije se dy skuadrat italiane e duan mesfushorin, andaj u ka bërë me dije se nëse ofrojnë çmimin që kërkon skuadra portugeze, mund ta marrin lojtarin./ORAinfo/

Aurela Hoxha
S