Migrantet nga Presheva pritet të transferohen në motelin Vranje
14:15 | 26 Maj 2017

Shefi i përfaqësisë së UNHCR-it në Serbi Hans Fridrich Schoder ka paralajmëruar se në motelin “Vranje” do të vendosen 250 familjet e migrantëve. Schoder ka thënë se migrantën në motel do të transferohen nga qendra e pranimit në Preshevë, duke mos precizuar datën se kur kjo do të ndodhë, Ky motel vitin e kaluar nga qeveria iu kishte dhënë UNHCR-it i cili kishte paralajmëruar adaptim të objektit, mirëpo sipas disa paralajmërimeve moteli duhet të shërbej për pregaditje të ushqimit për migrantë e jo për qëndrim. Mirëpo, deklarata e shefit të UNCHR tregon se ku objekt do të shërbej për vendosjen e migrantëve. Zoran Velinoviq, ndihmës kryetar i komunës së Vranjës dhe përfaqësues të ministrisë së Bujqësisë ka thënë se nuk ka informacione rreth kësaj. “Komesariati na informon vetëm për atë që punohet. Pjesa e madhe e renovimit dhe adoptimi është kryer, si kulmi, nxemja, ujësjellsi dhe instalimet elektrike. Janë ndërruar fasadat. Mirëpo, askush nga vetqeverisja lokale nuk është i përfshirë” ka thënë ai.
Françeska Jaçe