Migrantët faleminderojnë Preshevën për mikrpitjen

0

Për shkak të rënies së sistemit kompjuterik, emigrantët në Preshevës gjatë vikendit nuk kanë pasë mundësi të pajisen me kërkesa për azil në Serbi. Ditën e hënë, prap është normalizuar gjithçka.

Emigrant

Ata kërkojnë që sa më shpejt të kryhet kjo procedurë që të vazhdojnë rrugën tutje.

“Kërkojmë nga policia që të mësojmë se kur do të pajisemi me dokumente që të mund të vazhdojmë rrugën”, pyet një nënë me tre fëmijë e cila ka arritur në Preshevë para një jave. Ajo është shtatzënë dhe shpreson që “fëmijën e katërt ta lind në Gjermani ku i ka edhe të afërmit e saj”.

Siç ka mësuar presheva.com, migrantët nuk duan që t’i japin të dhënat e tyre, si emrin e mbiemrin, profesionin, kur janë larguar nga shteti, si dhe nuk duan të nënshkruajnë, dhe dokumentin e verifikojnë me gjurmët e gishtave.

Qendra e pranimit ende nuk është e hapur, edhe pse po punohet që të hapet sa më parë. Këtu do të jetë një vend pranim me kuzhinë për rreth 30 gra me fëmijë.

Emigrantët, shumica e cilëve janë nga Siria, Afganistani dhe Pakistani, nuk hezitojnë të flasin me gazetarë. Ata që dinë anglishten, lehtë komunikojnë me popullatën në Preshevë për të cilën thonë se “janë të kënaqur me kushtet që i ofrohen në Preshevë për ushqime dhe kushtet tjera higjieno sanitare”.

“Faleminderojmë njerëzit në Preshevë. As unë, po edhe bashkëatdhetarët e mi nuk kemi ndërmend të qëndrojmë këtu. Duam të shkojmë tutje, ne kërkojmë jetë më të mirë. Si do të përfundoj kjo, as vet nuk e di, pasi kam dëgjuar se çka na pret në kufi me Hungarinë” ka thënë njëri nga migrantët nga Siria.

Migrantët që arrijnë në Bujanoc, nuk hyjnë në qytet, por janë të koncentruar rreth stacionit të autobusave kur përdorin linjat e rregullta për Beograd./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com