Microsoftit i rrjedh kodi bazë i Windows 10 dhe produkte të palansuara

0

Një pjesë e kodit bazë të Windows 10 të Microsoftit ka rrjedhur online gjatë kësaj jave, raporton theverge.

File që lidhen me driver-at e USB, memories, Wi-Fi të Microsoftit në Windows 10 janë postuar online gjatë kësaj jave në Beta Archive, transmeton koha.net.

Beta Archive është një ueb faqe e entuziastëve që gjurmojnë dhe postojnë produktet e Windowsit. Sajti kërkon nga anëtarët e saj para ose të kontribuojnë me diçka lidhur me Windows, për të ju ofruar atyre qasje në një vend ku gjenden pothuajse të gjitha produktet e Windows.

Sipas raportimeve, të dhënat e rrjedhura janë 32TB, duke përfshirë disa produkte ende të palansuara të Windowsit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com