Microsoft pranon bitcoin në dyqanet e saj virtuale

0

Microsoft do të lejojë përdoruesit të paguajnë me bitcoin për lojërat, aplikacionet dhe përmbajtjet. Përdoruesit në Amerikë mund të përdorin monedhat virtuale bitcoin për të shtuar kreditet në llogaritë e tyre Microsoft.

bitcoin Nëpërmjet tyre ata mund të shkarkojnë muzikë, filma dhe aplikacione në Windows, Windows Phone dhe Xbox Stores. Konsumatorët mund të përdorin monedhat virtuale bitcoin për të transferuar para tek portofoli i Microsoft-it ose për të krijuar karta krediti digjitale, ndërsa pagesat direkt me këtë monedhë digjitale nuk lejohen për momentin. Nuk është bërë e ditur akoma nëse ky është thjesht një eksperiment, apo kompania po planifikon në të vërtetë që të sjellë këtë veçori tek secili përdorues.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com