“Microsoft” mbyll 7800 vende pune

0

Kompania e “Microsoft”-it ka publikuar të mërkurën planin për të shkurtuar 7800 vende pune, e thënë ndryshe 7 për qind të forcës punëtore.

Microsoft

Gjithashtu, do të ulë edhe 7.6 miliardë dollarë në biznesin e “Nokia”-s në mënyrë që të nxjerrë nga vështirësitë biznesin e telefonit. Sipas “Microsoft”-it, shumica e shkurtimeve nga puna do të bëhet tek punonjësit e biznesit të telefonit, si dhe do të rishikojë investimet e veta që kapin vlerën prej 750-850 milionë dollarësh.

Shkurtimet do të fokusohen në Finlandë me 2300 vende pune, aty ku është edhe “Nokia”.

Ky njoftim vjen vetëm një vit pasi kompania nga Uashingtoni, “Redmond”, e specializuar në krijimin e programeve telefonike, njoftoi se do të shkurtojë rreth 18 mijë vende pune.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com