Meteorologët që parashikuan përmbytjet në Ballkan: Ja çfarë dimri na pret!

0
Evropa mund të ketë probleme të mëdha me borë dhe me shirat e shumtë, sidomos zonat e Mesdheut, Ballkani, zonat rreth Detit të Zi si dhe në Evropën Qendrore.

Ky parashikim është publikuar në faqen e parashikimit të Motit për Kroaci dhe BeH, po të njejtët meteorologë që paralajmëruan përmbytjet shkatërruese në Ballkan, ata tani kanë paralajmëruar atë se çfarë moti po na pret.

” Shumë keq po mashtrohen ata që mendojnë se skenari i SHBA-së këtë dimër nuk është e mundur në Evropë. Kur bëhet fjalë për motin asgjë nuk është e pamundur. A do të godet me të vërtetë rajonin tonë varet nga lloji i përkeqësimit”, thuhet në faqen e internetit, e cila ka deklaruar më parë se mund të pritet një dimër me shumë reshje të borës, por me temperaturë mesatare disi më të lartë.

Në rajonin e Ballkanit, këto meteorologë për tre ditët e ardhshme thonë se në Mal të Zi, Shqipëri dhe Greqi mund të pritet mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë, por gjatë natës do të jetë ftohtë dhe në mëngjes me ngrica.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com