Meta: Pa këtë Shqipëri, nuk do të ishte kjo Kosovë

0

Meta: Pa këtë Shqipëri, nuk do të ishte kjo Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, shtruan një drekë në nder të veteranëve dhe familjarëve të dëshmorëve e të heronjve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare (LANÇ) në kuadër të festimeve për 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Me këtë rast, Meta ka thënë se LANÇ garantoi këtë Shqipëri që kemi sot, por jo vetëm kaq.

Sipas tij, ajo garantoi edhe këtë Kosovë që kemi sot, sepse pa këtë Shqipëri nuk do të ishte edhe kjo Kosovë shtet i pavarur dhe një komb.

“Për historinë tjetër që kërkon të identifikojë luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare me vendosjen e sistemit komunist më pas, duhet t’i kujtojmë të gjithëve se kjo nuk ishte një risi shqiptare, gjysma e Evropës u nda në atë mënyrë por vlera e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, nuk mund të vihet në diskutim dhe të debatohet. Ajo garantoi këtë Shqipëri që kemi sot, por jo vetëm kaq garantoi edhe këtë Kosovë që kemi sot, sepse pa këtë Shqipëri nuk do të ishte edhe kjo Kosovë shtet i pavarur”, tha kryekuvendari Meta.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com