Meta këtë fundjavë për vizitë private në Medvegjë

0

Sipas burimeve tona të sigurta nga Presidenca e Shqipërisë, këtë të diele më 26 nëntor, Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Meta, do ta vizitoj Medvegjën. Ky nëntor, do të jetë krejtësisht ndryshe gjatë tërë historisë së Medvegjës, sepse ata banorë që janë atje, por edhe medvegjas të tjerë që janë të shpërndarë gjithandej tokave shqiptare por edhe në diasporë, do të ketë mundësi të festojnë ditën e flamurit në mes të Medvegjës me Presidentin Shqiptarë, z.Ilir Meta.

Vizita e Presidentit Meta padyshim, se është historike dhe pritet që të dielën të vijnë edhe shumë bashkëkombas të tjerë në Medvegjë, konkretisht në Banjë të Sjarinës.

Vizita e Presidentit pritet me shumë respekt nga shqiptarët autoktonë të Medvegjës dhe tërë Luginës së Preshevës dhe thënë shkurt e shqip, shumë veprimtarë me të marrur këtë lajm, thonë, se kanë mbetur pa koment për të mirë, sepse ajo trevë shqiptare, ka mbetur e harruar, por ardhja e Presidentit do ti jap shpresë dhe do të frymojnë më shumë ata banorë që janë atje duke jetuar. Medvegjasit besojnë, se kjo vizitë do të fillojë ndryshimin për të mirë të gjendjes së shqiptarëve në Medvegjë. Pas vizitës, që ia bëri ish Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Bujar Nishani, Bujanocit dhe Preshevës më 7 mars të këtij viti, edhe pse ai i takoi hiq më pak se një orë medvegjasit që jetojnë në Medvegjë, Kosovë, por edhe të diasporën tonë, medvegjasit mbetën të etur, që Presidenti të jetë një herë edhe në Medvegjë që të pijë një gotë ujë nga ajo tokë e etnisë shqiptare. Ajo tokë, e veprimtarëve të mëdhenjë, si Xhim Xhemës, Akademikut tonë të nderuar, Rilindësittë fundit, z.Idriz Ajeti e shumë të tjerëve, do të pres me kënaqësi të madhe si në shtëpinë e vet, Presidentin Shqiptarë, Ilir Meta. Si asnjëherë më parë në diasporë, por edhe në Medvegjë e gjithandej, medvegjasit, janë të gëzuar, që një herë një President i Shqipërisë, po e viziton ate tokë shqiptare, ate tokë shumë të pasur. Gjithnjë sipas burimeve tona, Presidenti do të arrij në Medvegjë rreth orës 12.00 dhe do të kthehet për në Shqipëri më 27 nëntorë, pra do të rrijë me medvegjasit një natë. Në anën tjetër disa media serbe, kanë filluar të shkruajnë për këtë vizitë, por duke përzier datat, disa shkruajnë për këtë të diele dhe disa për fillim dhjetori, por e sigurt, se Presidenti i Shqipërisë, më 26 Nëntor, në këtë nëntor të Flamurit, do të jetë në Medvegjë. / Dashnim HEBIBI, Bruksel

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com