Messi vlen sa shtatë rivalët e tij të La Ligës

0

La Liga është duke përjetuar ndryshim në mesin e yjeve që shënojnë më së shumti gola, por një njeri ia ka dalë të mbetet forcë konstante teksa sezoni 2017/18 është në zhvillim e sipër: ai është Lionel Messi.

Tabela për golashënuesin më të mirë të La Ligës, i njohur si “Pichichi”, tregon se ylli i Barcelonës udhëheq me 12 gola, duke lënë pas Simone Zazan me nëntë dhe Cedric Bakambu me tetë, ndërsa Rodrigo Morenon dhe Antonio Sanabrian me nga shtatë, transmeton Express.

Të gjithë këta lojtarë vlerësohen lart dhe luajnë për ekipe të mira, por nuk konsiderohen të jenë yje të klasës më të lartë në mesin e performuesve të elitës globale. E për t’i gjetur këta emra të njohur duhet të shikuar edhe më thellë në tabelën e Pichichit.

Me nga një gol secili janë Cristiano Ronaldo, Karim Benzema dhe Kevin Gameiro, me Antoine Griezmann, Gareth Bale dhe Wissam Ben Yedder me nga dy, ndërsa Luis Suarez me tri.

Kështu, këta shtatë sulmues i kanë shënuar 12 gola mes vete, po aq sa Messi ka shënuar veç vetë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com