“Messi ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën”

0

Josep Maria Bartomeu ka thënë se Lionel Messi ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka qetësuar tifozët e skuadrës katallane. Ai ka konfirmuar se Lionel Messi ka nënshkruar kontratën me Barcelonën.

Sipas Bartomeut gjithçka është kryer sa i përket vazhdimit dhe tani ka mbetur që kjo të bëhet zyrtarisht edhe para publikut.

“Messi ka nënshkruar kontratën e re me Barcelonën. Por, tani ka mbetur që nënshkrimi i marrëveshjes të bëhet para mediave. Deri tani kemi pasur probleme planifikimi”, ka deklaruar Bartomeut.

“Në ditët e ardhshme Messi kthehet nga Argjentina dhe ne do të flasim. Kemi ndeshje me Espanyolin dhe Juventusin, kështu që në javët e ardhshme do të bëhet publike nënshkrimi i marrëveshje me Messin. Është një çështje protokollare”, ka theksuar ai.

Messi aktualisht ka kontratë me Barcelonën deri në fundi e këtij sezoni. Më herët është përfolur se Manchester City do të tentoj transferimin e argjentinasit gjatë verës së ardhshme.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com