Mësohuni si të fishkëlleni brenda pak sekondave (Foto)

0

fishkllime

A keni pasur gjithmonë dëshirë të mësoheni të fishkëlleni, por asnjëherë nuk keni mësuar se si ta bëni këtë?

Sot është dita juaj me fat, pasi që do ta mësoni këtë gjë me hapa shumë të thjesht, transmeton Telegrafi.

Formoni shkronjën “A” me gishtërinjtë tregues dhe të mesëm, përderisa gishtërinjtë tjerë i mbani të mbledhur sikurse të jeni duke e formuar një grusht.

1

Thithni buzët brenda duke i mbledhur ato përreth dhëmbëve. Kjo mund t’ju merr pak kohë derisa të mësoni saktësisht se sa shumë duhet t’i shtrëngoni buzët.

4

Tani duhet ta lëvizni gjuhën në pozicionin e duhur. Duke i përdorur gishtërinjtë futeni gjuhën brenda në gojë, dhe me lehtësi futeni majën e gjuhës teposhtë. Gjatë këtij hapi ju do ta formoni një “kthesë” me gjuhën tuaj. Gishtërinjtë nuk duhet të jenë më shumë se një çerek brenda gojës.

3

Lirojeni frymën përmes kanalit të ajrit që është formuar në gojë. Nëse ndjeheni se ajri është duke kaluar vetëm përmes buzës së poshtme, atëherë jeni duke e bërë siç duhet. Por, nëse ndjeheni se ajri është duke kaluar edhe nga buza e epërme, atëherë duhet të zvogëloni madhësinë e kanalit të ajrit duke i përdorur gishtërinjtë tregues.  /Telegrafi/

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »