Mësohet se kur do të takohen Thaçi dhe Vuçiq
15:59 | 13 Qershor 2018

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, pritet të takohen sërish në fund të qershorit.

Kështu të paktën shkruan “Tanjugu” i Serbisë, i cili duke iu referuar burimeve të veta shkruan po ashtu se ky takim vije në kuadër të përpjekjeve të Bashkimit Evropian për fillimin e raundit të ri të bisedimeve në nivel të përfaqësimit të lartë politik mes Prishtinës dhe Beogradit , transmeton lajmi.net.Sipas këtyre burimeve, Bashkimi Evropian është në përgatitje e sipër të terrenit për takimin mes Thaçit dhe Vuçiqit në Bruksel, mirëpo një gjë e tillë është e vështirë për shkak të agjendës së ngjeshur të dy presidentëve.

“Raundi i ri nuk pritet të nisë më 27 qershor ashtu siç është raportuar për shkak të vizitës së shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini”, citohet të kenë bërë të ditur burimet “Tanjugut”Po ashtu sipas këtyre burimeve, kur do që mbahet ky takim mes dy presidentëve, temë kryesore do të jenë elementet e fazës së re të dialogut, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje e pranueshme për të dy palët.

Vlen të theksohet se pala kosovare e ka anuluar pjesëmarrjen në raundin e dialogut teknik që ishte në plan të mbahej më 7 qershor, me arsyetimin se pala serbe nuk po dëshiron të flasë për tema tjera përveq Asociacionit të Komunave Serbe.

Aurela Hoxha
S