Mësohen ngjyrat e Samsung Galaxy S9
14:52 | 04 Dhjetor 2017

Samsung Galaxy S9 është larg edhe disa muaj, por tashmë kanë nisur spekulimet edhe për opsionet e ngjyrave të tij.

Samsungu raportohet se do të sjellë telefonin më të ri në katër versione ngjyrash: zi, ari, bardh dhe vjollcë. Versioni i fundit ishte përfolur edhe për telefonin Galaxy S8, por që nuk u realizua asnjëherë. Galaxy S9 pritet të debutojë në fillim të konferencës së ardhshme të Barcelonës që mbahet në fund të muajit shkurt, më 2018.
Rashel Kolaneci
S