Mësimdhënësi me prejardhje nga Bujanoci dekorohet me Çmimin Mësimdhënës i dalluar në Kosovë (Foto)

0

Në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq me rastin e ditës së mësuesit 7 Marsit janë ndarë çmime për mësimdhënës të suksesshëm të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në avansimin e gjeneratave të reja.

11051107_1059614190721831_1987478314_nKy çmim i takoi edhe mësimdhënësit Mentor Aliut i cili ia kushtojë një jetë të tërë edukimit të gjeneratave të reja. Aliu i cili është me prejardhje nga Muhoci i Bujanocit, jeton dhe vepron në Prishtinë ndërsa punon si mësimdhënës në SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq ku edhe është dekoruar më Çmimin Mësimdhënës i dalluar në Kosovë. 11040745_1059647050718545_1126209608_nNë një bisedë për BujanociNet Aliu thotë se, “Asnjëherë nuk kam punuar për tu dekoruar me çmime, gjithnjë kam menduar të edukojë gjenerata të reja sepse ata janë ardhmëria jonë. Çmimin Mësimdhënës i dalluar me ka bërë të ndjehem edhe më krenarë dhe më ka dhënë edhe më shum kurajo që të punojë me gjenerata të reja” ka thënë Aliu./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com