Mesazhi i Jacobsonit pas marrëveshjes LAN-VV: Kosova të shkojë para, jo prapa!

0

Ditën e sotme u nënshkrua marrëveshja ndërmjet bllokut LDK, AAK, Nisma me Lëvizjen Vetëvendosje. Flitet se nëse qeverinë e ardhshme do ta udhëheqin këto parti, VV do ta udhëheq dialogun me Serbinë.

Kjo si duket ka shtyrë të komentojë edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Tracy Ann Jacobson.

 

Ajo në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter, e ka quajtur si të suksesshëm dialogun me Serbinë i cili është zhvilluar deri më tash, duke e quajtur si suksesin më të madh prejse ajo ka ardhur në Kosovë.

“Dy sukseset më të mëdha që prej ardhjes sime këtu: dialogu dhe zgjedhjet. Kosova duhet të përkushtohet të shkojë para, e jo prapa”, ka shkruar Jacobson në Twitter, transmeton Telegrafi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com