Mesazhi i fuqishëm i modeles me mbulesë
15:25 | 11 Prill 2019

Halima Aden është njëra ndër modelet e para me mbulesë, emri i së cilën po qarkullon në pothuajse të gjitha mediat botërore, transmeton lajmi.net.

E lindur në një kamp refugjatësh 21 vjeçarja tregon se si e ka pasur fillimisht të vështirë të merret me modelim pasi thotë se e ka parë si rrezik që një grua myslimane të bëjë diçka të tillë për faktin se i bie të punojë me njerëz të panjohur por tani duke parë kaq shumë vajza që hyjnë në industrinë e modës e që mbajnë mbulesën, është thotë se mahnitshme.

“Si një ish-refugjate, di që në fillim problemet me të cilat përballet diaspora në mënyrë që të kenë një ditë feste e një pune të zellshme dhe përkushtimi, që somalezët bëjnë me shumë krenari. Unë kam pasur modelim të mrekullueshëm deri më tani, është edhe e frikshme, pasi kam parë rrezikun përpara që gruaja myslimane të bëjë diçka të tillë. Pra është e frikshme të punosh me të panjohur, por tani duke parë kaq shumë vajza që hyjnë në industrinë e modës e që mbajnë mbulesën, është e mahnitshme”, u shpreh ajo

Pas shfaqjes me mbulesë në Vogue, bashkë me dy shoqet modele/somaleze, Amina Adan dhe Ikram Abdi Omar, treshja u vlerësua globalisht për përfaqësimin e grave myslimane me ngjyrë.

“Ishte një rast monumental. Është kaq e mrekullueshme, sepse përfaqësimi është gjithçka, shumë e rëndësishme për mua dhe kaq shumë vajza myslimane që nuk e kan pasur kurrë këtë mundësi. Unë dua që ato të mendojnë ‘unë mund ta bëjë këtë tani’ ose ‘dua të shkojë dhe ta bëjë këtë’. Pra kjo nuk është e tëra, por është diçka”, shtoi ajo.

Ajo tha se në fillim kishte hasur në shumë kritika, sepse njerëzit nuk e kuptonin modelimin apo modën.

“Për shkak se është kulturë ndryshe, kjo s’është një gjë somaleze.Por unë duke u shpjeguar pse është e rëndësishme për të gjithë ato që rriten në Amerikë që duken si unë, ishte një bisedë e rëndësishme.

Nëna e kuptoi këtë dhe ndikimin e saj. Unë nuk jam vetë modele, pasi kam ndihmuar edhe në komunitet shumë, pra puna ime me UNICEF-in, e nuk kam harruar asnjëherë prej nga vi”, ka shtuar tutje modelja.

Për fund Halima Aden tha se tani është më e lehtë të jesh një grua myslimane në SHBA sepse njerëzit nuk janë të frikësuar nga mbulesa, por që ka ende rrugë të gjata për t’i kaluar, kështu duke dhënë mesazhin e fuqishëm për të gjitha gratë me mbulesë të cilat duan të merren me modelim./Lajmi.net/

Kejvina Kthella