Merr fund gjithçka, Barcelona e ka gati blerjen e parë të madhe të merkatos

0

Pothuajse ka marrë fund dhe gjithçka po shkon drejt zyrtarizimit.

Është “Mundo Deportivo” gazeta më pranë Barcelonës e cila zbulon transfertën e parë të katalanasve për merkaton e verës.

Bëhet fjalë për transferimin e mbrojtësit francez, Clement Lenglet i cili e ka arritur marrëveshjen për tu transferuar në “Camp Nou”, raporton SYRI.net.

22-vjeçari do të nënshkruajë një marrëveshje 5-vjeçare me Barcelonën e cila pas akordit me lojtarin duket të negociojë me Sevillan që zotëron kartonin e tij.

Raportohet se gjiganti katalonas do t’i paguajë 35 milionë euro për francezin.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »