MERKEL TË MËRKURËN NË TIRANË

0

Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë Angela Merkel do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Tiranë ditën e mërkurë, 8 korrik 2015.

20150704133753193620

Konfirmimi vjen pas ftesës së bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Berlin dhe shënon vizitën e parë të zonjës Merkel në Shqipëri, njëkohësisht dhe të parën e një Kancelari të Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë.

“Vizita e zonjës Merkel shënon një moment të veçantë në marrëdhënien dhe bashkëpunimin mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, qoftë në kuadrin e politikave rajonale dhe integruese përmes procesit të Berlinit, qoftë në fushën ekonomike dhe tregtare,” bën të ditur Zyra e Shtypit e Kryeministrisë në Shqipëri.
Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kancelares Federale Merkel do t’i rezervohet ceremonia protokollare më e lartë shtetërore dhe pas bisedimeve zyrtare me Kryeministrin Rama, të dy krerët e qeverive do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Kancelarja Federale Merkel dhe Kryeministri Rama do të shfaqen së bashku në Konferencën Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Gjatë vizitës së saj në Shqipëri, kancelarja Federale Merkel do të takohet edhe me Presidentin Nishani. Sa i përket bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë dhe investimeve gjermane në vendin tonë; sipas të dhënave statistikore në vitin 2014, operonin 146 ndërmarrjegjermane dhe të përbashkëta shqiptaro – gjermane nga 121 që ishin në vitin 2010-të, dukë pësuar një rritje me mbi 20%.

Volumi tregtar me Gjermaninë në vitin 2014 ishte rreth 40.2 miliardë lekë (287 milionë euro) duke pësuar një rritje prej rreth 29% në krahasim me vitin 2010. Nga pikëpamja e volumit tregtar, Gjermania në vitin 2014 renditet si partneri i pestë tregtar më i madh me Shqipërinë.

Ndërkohë, Republika Federale e Gjermanisë është donatori më i madh ndër vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com