Merkel i kërkon Vuçiqit kompromis në dialogun me Kosovën (Video)

0

Pas vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Shqipëri, ajo ka udhëtuar për në Beograd ku është pritur e më pas është takuar sy më sy me homologun e saj serb Aleksandar Vuciq.

auto_506038112559d67a0a1331710319321-v4-big1436384739

Që të dy homologët, janë paraqitur në një konferencë për shtyp.

Merkel ka thënë se Beogradi është treguar i gatshëm që të bëjë kompromise me Prishtinën.

Ajo e ka kujtuar se më parë ishte e paimagjinueshme që edhe pas 13 ose 14 orësh bisedime duke me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së, të takohej me Kryeministrin e Serbisë dhe të Serbisë në një ditë, por që sot kjo është një rast krejt i zakonshëm.

Ajo ka thënë se vendi i saj i mbështet reformat në Serbi, e cila ka treguar rezultatet e para pozitive.

Kancelarja gjermane i është falënderuar Vuciqit për nismat që ka marrë për pajtimin në rajon, si dhe për gatishmërinë për të arritur kompromisin me Prishtinën.

Merkel para udhëtimit në Beograd, pati thënë se hapja e kapitujve të dialogut me Prishtinën dhe ecuria e këtyre bisedimeve, është e lidhur ngushtë me rrugën e Serbisë për në Bashkimin Europian.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com