Mërgimtarët e fshatit Lluçani sjellin një kamion me invertarë për shkolla (Video)
12:05 | 15 Shtator 2018

Shkolla fillore “Sami Frashëri” në Lluçan është ndër të paktat shkolla në komunën e Bujanocit që pas Luftës përveç disa riparimeve të vogla objekti i saj ka mbetur ende në situatë të njejt.

Kjo shkollë përveç numrit të zvogluar të nxënësve, ballafaqohet edhe me probleme tjera siç është kulmi i shkollës, invertari, etj.

Por këtë vit duket se situata do të përmirsohet pak.

Së pari pas një kohë të gjatë, numri i fillestarëve është kthyer në një numër të konsiderueshëm duke e dyfishuar numrin e tyre nga vitet paraprake dhe së dyti kushtet për të mësuar tashmë pritet që të përmirsohen.

Derisa te e para kontribuan prindërit që jetojn në këtë fshat të bukur, për të dytën u përkujdesën vllezërit e tyre që jetojn në mërgatë.

Shoqata e fshatit Lluçan që vepron në Zvicër ka konkretizuar projektin më madhor të saj për ardhmërin e këtij vendi në vitet e fundit.

Kjo shoqat është përkujdesur që në vendlindje të dërgoj një Maun të tërë me invertarë shkollor, duke përfshirë mbi 200 banka shkollore, mbi 600 karrika për nxënës dhe kolektivë, 100 drrasa të bardha, tavolina dhe fotele për zyre si dhe invertarë tjerë shkollorë.

Kontribut për të arritur ky invertar në vendin tonë ka dhënë edhe komuna e Bujanocit duke paguar shpenzimet e transportit dhe dokumenteve doganore.

Se ky invertarë është i madhë në numër tregon fakti se ju ka bërë ftesë edhe shkollave tjera që të paraqiten për t’u furnizuar me invertarin e dedikuar për të gjitha shkollat në nevoj.

Shoqata e fshatit Lluçan që vepron në Zvicër viteve të fundin me fondet e saj është duke realizuar projekte të ndryshme në vendlindje, duke përfshirë lektura shkollore, parku i fshatit, ndihmat për familjet me nevoj si dhe ndihmat e ndryshme për student./Spektri/

Kristin Prengaj