Meremetimi i ndërtesës së KK pritet të përfundojë në fund të korrikut

0

Gjatë vikendit të kaluar kanë nisur punët në meremetimin e objektit të komunës së Bujanocit. Për gëlqerosjen e objektit komuna javë më parë ka marrë donacion me vlerë prej 25 mijë euro nga dy bashkvendasit tanë që jetojn dhe veprojn në Bursa të Turqis, Bajram Kumova dhe Veli Terzi.

objekti komuna

Pos gëlqerosjes së objektit do të bëhet ndrrimi i olluqeve, derës së hyrse të komunës dhe disa detaje të tjera të këtij objekti, tha Plator Rexhepi inxhinjer i ndërtimit pranë komunës së Bujanocit njëherit mbykqyrës i punëve. Gëlqërosja e objektit bëhet nga donacioni turk, ndërsa punët tjera kryhen me mjetet e buxheti komunalë, tha Rexhepi. Punët rreth meremetimit të objektit të komunës pritet të përfundojn në fund të muajit korrik. Punkryers në meremetimin e objektit është firma “Dekor” nga Tërrnoci, Ila Tërrnoc, Altini dhe Profil ingjinjering. Kjo nuk është hera e parë që vëllezërit ngaTurqia e ndihmojn komunën tonë, ata vitin e kaluar kanë bërë gëlqerosjen e shkolës fillore Muharrem Kadriu në Tërrnoc ndërsa në mars të këtij viti, bashkvendasit nga Turqia kanë vizituar shkollën e lartpërmendur ku kanë dhenë premtimin që në shtatorë të këtij viti në shkollën Muharrem Kadriu do të ketë dysheme, dyer dhe inventarë të ri./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com