Merdar: Policia serbe me të shtëna armësh ndjek prerësit ilegalë të pyjeve
10:00 | 16 Prill 2015

Një grup qytetarësh të Kosovës, sipas policisë serbe, ka kaluar ilegalisht në territorin e Serbisë për të prerë drunj në mënyrë të paligjshme.

merdar-policia-serbe-me-t-euml-sht-euml-na-arm-euml-sh-ndjek-prer-euml-sit-ilegal-euml-t-euml-pyjeve_hd E gjithë ngjarja ka ndodhur afër pikës kufitare të Merdarit, ndërsa policia serbe i ka larguar ata duke shtënë me armë, transmeton Telegrafi. Mediat serbe raportojnë se policia ka shtënë në ajër dhe askush nuk është lënduar, ndërsa qytetarët kosovarë u kthyen në Kosovë. /Telegrafi/
Françeska Jaçe