Mënyra më e mirë për të lënë duhanin

0

Prej kohësh duhanpirësit dhe njerëzit rreth tyre kanë tentuar të gjejnë metoda efektive për të lënë duhanin, por shpesh duket si mision i pamundur.

Megjithëse nuk është aspak kështu, sepse ka plot raste të suksesshme njerëzish që kanë lënë duhanin njëherë e mirë dhe janë të lumtuyr për këtë. Por si ia kanë bërë?

Zakonisht ka dy opsione: ta lesh menjëherë, ose gradualisht. Por cila funksionon më mirë? Shumë njerëz mendojnë se mënyra më e mirë për të lënë duhanin, është duke rralluar sasinë e tij në një ditë. Por shkenca thotë të tregoheni të ftohtë dhe të vendosur: mos e pini më!

Studimi u krye në Angli në 700 duhanpirës që pinin rreth 15 cigare në ditë por donin ta linin. Të gjithë vendosën të njëjtën datë për ta lënë për dy javë. Gjysma e tyre duhet të pinin normalisht deri në ditën që duhet ta linin, pastaj të ndalonin menjëherë, ndërsa gjysma tjetër të rrallonin numrin e cigareve që pinin në ditë.

Në fund ata që ndaluan menjëherë së piri ia dolën ta linin me sukses, ndryshe nga të tjerët. Pra bëjini vetes një nder dhe ditën që do vendosni ta lini duhanin, mos e pini më, as për qejf.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com