Menaxheri i bankes nga Bujanoci plackiti kursyesit 150.000 euro

0

Ljubisha M më shumë se 6 vite ka nxjerrë të holla nga llogaritë e klientëve dhe askush nuk e kishte vërejtur. Ai të hollat i kishte harxhuar në luks.

Policia kriminale e Vranjës ka ngritur padi kundër Ljubisha M (52) nga Bujanoci, menaxher i një banke të huaj, për shkak të dyshimit se klientëve të tij nga llogaria i ka nxjerrë 18 milionë dinarë 150.000 euro raporton policia.

Sipas paraqitjes, Ljubisha M plot 6 vite ka nxjerrë të holla nga llogaritë e klientave dhe këtë askush nuk e kishte vërejtur as klientët po as banka ku ka punuar.

Ai dyshohet se në periudhën prej nëntorit 2009 deri në mars 2016 ka keqpërdorë pozitën e tij duke keqpërdorë kursimet e klientëve të tij që kishin depozituar të holla. Me hulumtime është konstatuar se ai na llogaritë e devizve ka nxjerrë 150.000 euro gjegjësisht më shumë se 18 milionë dinarë.

Ai klientat e tij i ka mashtruar duke i thënë se të hollat i kanë edhe më tej në llogari, ndërsa ka falsifikuar dokumentat kur klientat kanë ardhë të nxjerrin të holla.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »