Mehmeti: Komuna e Bujanocit do ta përmirësojë planin gjeneral rregullativ

0

Në seancën e fundit të këshillit komunal u aprovua propozim vendimi mbi ndryshimin dhe plotsimin e planit gjeneral rregullativ të Bujanocit. Këtë javë ka filluar edhe regjistrimi fotografik për ndryshimin dhe plotësimin e planit rregullues gjeneral të qytetit.

819136_141634939333214_192237893_o

Sipas përfaqësuesve të shërbimit përkatës pasi që plani ti kaloj të gjitha procedurat administrative do të bëhet hartimi i tij. Plani rregullues gjeneral i Bujanocit është aprovuar me 21 nëntorë të vitit 2013, dhe pas shpalljes në gazetën zyrtare ka fillu të aplikohet. Pas një vit aplikimi, shërbimi për urbanizëm ka filluar procedurën për ndryshimin dhe plotsimin e tij. Shkak kryesor i këtij fotografimi janë problemet të cilat janë paraqitur në aplikimin praktik të planit dhe në bazë të kërkesave të qytetarëve për ndryshime të caktuara të nevojave të tyre dhe problemeve që janë paraqitur, tha Kryeshefi i drejtoratit për Urbanizmit Basri Memeti. Memeti gjithashtu ka potencuar se, për hartimin e planit rregullativ gjeneral janë shfrytëzuar bazat e katastrit dhe objektet të cilat janë të ndërtuara dekada më parë që nuk kanë qenë të evidentuara dhe janë përshtatur me planin gjeneral rregullativ. Sipas Memetit, Hartimi i planit iu ka besuar direksionit për ndërtim nga Bujanoci për gjetjen e ndërrmarrjeve shoqërore, të cilat do të bëjnë një hartim, afati për nisjen e ndryshimeve dhe plotësimeve është paraparë të bëhet brenda 90 ditëve, pasi të bëhet nënshkrimi me hartuesit e planit. Deri sa të kryhen procedurat për ndryshimin e planit gjeneral mbetet në fuqi plani që është tani, tha Mehmeti./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com