Mehmeti: Deri më 30 prill 2015, afati i fundit për legalizim, pas këtij afati mund të shfaqen probleme

0

Afati për legalizimin e objekteve të ndërtuara është deri në fund të muajit prill. Të gjithë qytetarët të cilët kani nis procedurën e legalizimit të objekteve dhe nuk i kanë kompletuar të gjitha dokumentet e duhura nëse nuk i plotësojn deri në afatin e caktuar, lendët do të bien posht, tha kryeshefi i urbanizmit Basri Memeti.

legalizimiMemeti thot se, ka bërë shumë herë apel që të bëjnë plotësimin e dokumentacioneve, por shumica e qytetarve nuk e kanë bërë atë dhe në raste të tilla ne duhet ti shpallim kërkesat si të pa plotësuara dhe nuk mund të bëhet legalizimi. Sipas Memetit, në të gjitha afatet për paraqitjen e kërkesave për legalizim që nga viti 2002, janë 1600 lëndë të cilat nuk janë përfunduar, shkak i mos kompletimit të dokumentacionit. Me ndryshimin dhe plotësimin e ligjit mbi legalizimin e objektev afati i fundit është deri më 30 prill. I pyetur se çfar do të bëhet me çështjen e legalizimit të objekteve pas skadimit të afatit, Memeti thot se, afat tjetër nuk ka pos 30 prillit dhe më e drejt është që kjo procedur të kryhet me kohë sepse vazhdimi i afatit mvaret nga ministria përkatëse në vend. Kryeshefi i urbanizmit apelon që deri në afatin e caktuar qytetarët ta shfrytëzojn mundësin që ti kopmletojn dokumentet dhe ta legalizojn objektin e tyre në mënyrë që në të ardhmën mos të vije deri tek ndonjë mosmarrveshje. Kjo është një mundësi e mirë për qytetarët sepse nëse nuk bëhet legalizimi atëher qyetarët të cilët kanë objektin e pa legalizuar do ta kenë vështir të marrin edhe lejen e ndërtimi të kyqen në rrjetin elektrik dhe ate të ujësjellësit dhe në përgjithsi infrastrukturës komunale. Legalizmim vlen për objektet të cilat janë ndërtuara deri më 30 nëntorë të vitit 2014./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com