Medvegjasit presin reforma të reja në Medvegjë pas 13 shtatorit

0

Asimilimi i shqiptarëve të komunës së Medvegjës edhe më tej mbetet njëra ndër sfidat më të mëdha për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ngase në këtë komunë shqiptarët çdo ditë e më shumë po pakësohen dhe ekzistenca e tyre gjithnjë po bëhet më e vështirë.

medvegja

Metodat e ndryshme të asimilimit ndaj shqiptarëve që po përdoren, aspak nuk po i pengojnë dhe as që i kanë penguar pushtetarëve lokal, pjes e të cilit kanë qenë edhe PVD dhe UDSH. “Këto subjekte politike deri më tash ishin vetëm dekor për interesa personale, por edhe per t’ia mundësuar subjekteve serbe qëndrimin në pushtet, por asesi që të parandalonin dhunën, terrorin dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve, ata ishin vetëm për karrigën e tyre të butë, ishin që të ngopeshin me të mirat e taksapaguesve, i thonin vetës shqiptarë por që asnjëherë nuk punuan për neve” kështu i tha në anonimitet BujanociNet-it njëri nga banorët shqiptarë të kësaj komune i cili për shkaqe sigurie deshi të mbetet anonim. Mbajtja e zgjedhjeve më 13 shtator të këtij viti të cilat si pasojë e masave të dhunshme u shpallën në këtë komunë, ka bashkuar PVD-në dhe UDSH-në të cilat do të garojnë me një listë të përbashkët për të mirat e pushtetit, por se sa janë të interesuara që ti mbrojnë interest e atyre pak banorëve të mbetur, dhe atyre që janë shpërngulur, këtë medvegjasit nuk e besojnë shumë, sepse siç thonë ata nuk u ka mbetur më vend as në shtëpit e tyre, e lëre të kërkojnë ndonjë ndihmë nga pushteti. foto-medvegja

Arhiva: Sokol Ismaili i rrahur nga policia serbe

Ata pak banorë që kanë ngelur në Medvegjë shpresat i kanë te reformat e reja në këtë komunë, nëse, thonë ata, nuk vjenë ndonjë ndryshim i ri në Medvegjë nuk do të mbetet asnjë shqiptarë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com