Medvegja zgjodhi strukturat udhëheqëse, Dragisha Petroviq kryetar, Florim Sahiti zëvendëskryetar

0

Medvegjë 14 janar – Dragisha Petroviq nga radhët e grupit të qytetarëve “Jabllanica e Epërme” me shumicë votash është zgjedhur për kryetar të ri të komunës së Medvegës në seancën e sotme të Kuvendit Komunal që ishte vazhdim i seancës së ndërprerë dhunshëm të hënën. Për zëvendëskryetar të komunës është zgjedhur Florim Sahiti nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik. Gjithashtu janë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit komunal.

Nga 34 këshilltarë sa kanë votuar gjithsej, për kryetar kanë votuar 33 pro ndërsa 1 votë ka qenë e pavlefshme, për zëvendës 30 kanë votuar pro ndërsa 4 vota ishin të pavlefshme dhe për Këshill 31 kanë votuar pro dhe 3 vota ishin të pavlefshme.

“Ju falënderoj për besimin që ma keni dhënë. Kjo shihet në bazë të numrit të votave. Unë këtë do ta arsyetoj duke punuar për prosperitetin e Medvegjës. Ftoj bashkëpunëtorët të jenë konstruktivë, të punojmë që të përmirësohet ekonomia, të rritet punësimi, të fillojë prodhimtaria”, tha kryetari i sapozgjedhur Dragisha Petoviq duke e quajtur vehtën njeri të aksionit.

Polemika më e madhe në Kuvend është zhvilluar ndërmjet mazhorancës dhe opozitës rreth kandidatës së propozuar për kryetare nga radhët e g.q. “Jabllanica e Epërme” Natasha Filliq e cila pastaj është tërhequr nga gara për të parën e komunës.

Zgjedhjen e strukturave udhëheqëse të komunës kanë prëshëndetur edhe mazhoranca edhe opozita, ndërsa në seancën e sotme ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e OSBE-së. (mepress.info)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com