Medvegja në zgjedhje të parakohshme lokale

0

Komunën e Medvegjës sipas gjitha gjasave e presin zgjedhjet e parakohshme lokale të cilat janë të pashmangshme pas dështimeve të seancave të KK të cilat në mungesë të kuorumit kanë kaluar 3 muaj pa u mbajtur asnjë seancë.

Medvegja-01

Partia për Veprim Demokratik e cila në këtë komunë udhëheq pushtetin lokal në koalicion me disa parti serbe, nuk arriti që të bind të gjith këshilltarët e vetë që të jenë unik për pjesmarrje në mbledhjet e KK të Medvegjës. PVD si pjesë e koalicionit ka gëzuar me postet e zv.kryetarit të komunës dhe atij të zv.kryetarit të KK, por që përçarjet brenda këtij subjekti politik i kanë shkaktuar dëme edhe KK komunal, duke iu bashkangjitur në bojkot edhe disa këshilltarë serb. Për punën e mëtejshme të Kuvendit Komunal të Medvegjës do të vendosë Qeveria e Republikës së Sërbisë me propozim të Ministrisë përkatëse, ka deklaruar sot pas përfundimit të pasuksesshëm të seancës së 25-të, kryetari i Kuvendit, Goran Ivanoviq. Dështimi i seancës së 25-të sërish ndodhi për shkak të mungesës së kuorumit ku prej 35 këshilltarëve vetëm 15 ishin prezentë. Sipas paraljamërimit të mëhershëm të sekretarit të komunës Dragan Andrejeviç në rast se dështon seanca e Kuvendit ai do të shpërbëhet dhe do të futen masat e përkohshme. Pas kalimit të masave të përkohshme, të cilat mund të zgjasin edhe deri në dy muaj, do të shpallen zgjedhjet lokale. Dështimet e seancës së këtij Kuvendi vijnë sidomos pas marrjes së drejtimit të komunës nga kryetari i ri, Dragisha Petroviq dhe janë një tregues se Medvegja po shkon drejtë krizës institucionale, e ndoshta edhe zgjedhjeve të parakohshme lokale. Në një deklaratë telefonike për BujanociNet zv-kryetari i KK të Medvegjës Femi Beha, nga radhët PVD-s tha se, një pjes të fajit e bartë edhe vet PVD e cila në këtë drejtim ka qenë disi e përçarë, sepse disa këshilltarë kanë qenë për pjesmarrje në kuvend ndërsa disa të tjerë për bojkot. Beha gjithashtu ka potencuar se, PVD në komunën e medvegjës, ka një kriz politike por besoj se me kalimin e kohës do të rregullohet, nëse jo, atëherë secili do ta shikojë drejtimin e vetë politik. Sa i përket kryetarit të PVD-së Riza Halimit, beha ka thënë se, pas konsultimeve me të, ai situatën e ka lënë që të zgjidhet në kuadër të degës së Medvegjës, por ja që deri më tash nuk ka një zgjidhje. Meqenëse sot ishte afati fundit për mbajtjen e seancës dhe sot kaloi 3 mujorshi, sipas statutit të Komunës shkohet në masa të parakohshme u shpreh Beha.   Një zgjidhje për dështimin e seancave sipas Behës do të jenë zgjedhjet e parakohshme në komunën e Medvegjës, ku një pjhes të fajit sipas tij e bartë edhe PVD e cila është pjesë e koalicionit aktual qeverisës në këtë komunë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com