Mediat zvicerane ironizojnë huliganët: Merrni shembull shqiptarët dhe zviceranët

0

1

Në kohën kur Kampionati Evropian fillon të bëhet më emocionues, jo rrallë ndodhin edhe përleshje mes huliganëve të kombëtareve respektive, siç ndodhi mes Anglisë dhe Rusisë në Marseille, ku UEFA paralajmëroi edhe përjashtimin e tyre në rast se gjestet e tilla përsëriten.

“Festë në vend të përleshjes,” shkruan 20min.ch, në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Zvicër, që përkundër fitores së kësaj të fundit festuan të gjithë sëbashku.

“Në kohën kur shohim skena brutale mes huliganëve rusë e anglezë dhe irlando-veriorëve dhe polakëve, kjo nuk ndodh mes shqiptarëve dhe zviceranëve” shkruan blick.ch. “Natyrisht pjesë e këtij mirëkuptimi është edhe lidhja që ekziston mes dy kombëtareve dhe lojtarëve mes veti.”

Pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër, jo vetëm që nuk u raportua ndonjë incident, por edhe policia patrulloi me flamurin shqiptar. “Na e dhuruan fansat shqiptarë si urim për fitore,” tha zëdhënësi i policisë, përcjell botasot.info.

1 2 3 4

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com