Mediat sllovene raportojnë për sulmet ndaj kompanive të tyre në Prishtinë (FOTO)

0

Sulmet me piroteknikë ndaj dy kompanive sllovene në Prishtinë, Ipko dhe NLB, kanë marrë pasqyrim nga mediat e Lubjanës.

auto_auto_nlb114346491711434700690

Thuajse të gjitha televizionet, por edhe mediat online të këtij shteti kanë raportuar për sulmet ndaj dy kompanive sllovene në Prishtinë, operatorit të telefonisë mobile Ipko dhe bankës NLB, transmeton lajmi.net.

Ato shkruajnë se padyshim që ngjarja ka të bëjë me arrestimin e ish kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.

“Ngjarja padyshim është e lidhur me arrestimin në Slloveni të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj”, shkruajnë mediat sllovene duke e cituar agjecinë serbe të lajmeve, Beta.

Ato, shkruajnë edhe për përgjigjen e forcave të rendit ndaj këtyre sulmeve, duke thënë se Policia e Kosovës vetëm e ka monitoruar situatën, por nuk ka ndërhyrë.

Gjithashtu është prezantuar edhe reagimi i Qeverisë së Kosovës për sulmet, ku thuhet se ajo i ka dënuar sulmet dhe i ka cilësuar si akte vandalizmi, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që të jenë të qetë dhe të përmbahen nga aktet e dhunës.

Image
Image

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com