Mediat serbe: Presheva dhe Tërnoci furnizojnë Europën me drogë (Foto)

0

Inspektorët e stacionit policor të Vranjës kanë konfiskuar këto dy vitet e fundit më shumë se 34 kilogram drogë dhe kanë ngritur 53 vepra penale kundër 58 personave.

Kontrabandimi me drogëm e cila në jug të Serbisë vjen nga Turqia, nëpërmjet Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës bëhet nga grupa të organizuara mirë shqiptaro – serbe.

Zëdhënësi i policisë Dragan Stamenkoviq pohon se Presheva dhe Tërrnoci i madh në Bujanoc, qendrat kryesore për distribuim të drogës për tregun e Hungarisë, Zvicrës, Gjermanisë, Austrisë dhe shtetet tjera në Evropë.

Sipas të dhënave të fundit të policisë, në qytetin e Vranjës ka rreth 500 përdorues të drogave.

“Për shkak të prodhimit dhe trafikimit të drogave, këtë vit janë arrestuar 5 persona, ndërsa vitin e kaluar 8. Pjestarët e policisë kufitare me 12 maj në vendkalimin kufitar të Preshevës kanë zbuluar 47 paketime me 17.6 kilogram marihuanë duke arrestuar dy shtetas të Suedisë. Zbulimi më i madh ka qenë në fillim të vitit ku në Golg tek A.C (39) nga Turqia janë zbuluar 5.3 kilogram kokainë” ka thënë Stamenkoviq.

70% e drogës e cila dedikohet për tregun perëndimor, siç shkruajnë mediat serbe, shkojnë nëpërmjet Preshevës dhe Tërrnocit të madh, si qendër distribuimi në Ballkan.

Heroina nga Pakistani, Afganistani, Irani dhe Turqia nëpër kanalet vjen deri në Tërrnocin e madh, i cili është i shenuar në hartën e Interpolit.

“Foleja më e madhe e drogës është Tërnoci, fshat i banuar me shqiptar. Në secilin moment në këtë fshat ka në dispozicion rreth 2 tonë drogë. Kontrabandimi me drogë në këtë fshat është veprimtaria kryesore” ka thënë një serb K.M nga Bujanoci për mediat serbe.

Jo zyrtarisht, mediat serbe shkruajnë se çdo vit nga Tërnoci distribuohen rreth 60 tonë heroinë. Sipas tyre po thuaj se i tërë fshati është i përfshirë në narko-biznes.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com