Mediat serbe: Në Tërrnoc u konfiskuan 4 ton duhan i papërpunuar

0

Mediat serbe akoma vazhdojnë të jenë ato të cilat fshatin Tërrnoc e konsiderojnë si qendrën e tregëtis ilegale. Disa nga gazetarët serb të cilët në kohën e UÇPMB-së kanë qenë më të sigurtë se vet shqiptarët, kanë filluar që ta tregojnë urrejtjen e tyre antishqiptare, kështu duke pritur më të voglën ngjarje që të dëfrehen pa fundë kundër shqiptarëve. Aksioni i djeshëm i policisë së Vranjës në fshatin Tërrnoc, është paraqitur si më poshtë nga mediumi OK Radio dhe gazetari Radoman Iric:

duhani

“Nga familja Mesud J, Qani A dhe Safet A, nga Tërrnoci i madh komuna e Bujanocit,  pjestarët e policisë së Vranjës të premtën përkohësisht ia kanë konfiskuar 4 ton duhan në fleta dhe dy makina për grirjen e duhanit. Për shkak të vepres penale me tregti të paligjshme, policia ndaj të lartpërmendurve do të paraqes kallëzime penal, ka deklaruar Dragan Stamenkovic, zëdhënës i departamentit të policisë së Vranjës. Stamenkovic ka dekalruar se, këto familje kanë prodhuar duhan pa leje dhe sa ai ka qenë i gatshëm për shitje. Aksioni i policisë në Tërrnoc të Madh është kryer me urdhër të gjykatësit komunal të procedurës paraprake, ndërsa duhani I konfiskuar është vendosur në magazinën e British Amerikan Tobako.

Autori i tekstit është Radoman Iric, i njejti autorë i cili kohë më parë ka shkruar artikuj për Tërrnocin e Madh, si vendbanim ku mund të gjendet 1 ton drogë qdo ditë dhe ku poilicia nuk guxonë të hyjë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com