Mediat serbe: Ja çfarë na pret nëse Hillary bëhet presidente e SHBA-ve! (Video)

0
Mediat serbe: Ja çfarë na pret nëse Hillary bëhet presidente e SHBA-ve! (Video)

Ish-Zonja e parë dhe Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, filloi fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Këtë herë ajo nuk do ta ketë një kundërshtar të fortë në garën për nominimin e Partisë Demokratike, siç kishte më parë – përkatësisht gjatë fushatës së vitit 2008 – presidentin aktual amerikan, Barack Obamën.

Gjatë karrierës së saj politike si zyrtare shtetërore e Shteteve të Bashkuara, ajo kishte thënë shumëçka në lidhje me serbët, ndaj kjo kandidaturë po irriton Serbinë. Ajo “urrehet” jo vetëm për parimet e saj si Sekretare e Shtetit, por edhe për faktin se burri i saj është ish presidenti amerikan, Bill Clinton, njeriu që ia solli Kosovës lirinë.

Kështu, mediat serbe kanë përmbledhur veprimet që ndërlidhen me këtë emër e që më së shumti kanë “lënduar” ata.

Hillary, si zonja e parë e Amerikës e ka inkurajuar bashkëshortin e saj dhe Sekretaren e atëhershme të Shtetit, Madeleine Albright, që të bombardojë Ushtrinë serbe të Bosnjes në vitin 1994 dhe bombardimin e Jugosllavisë gjatë vitit 1999, për të parandaluar spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës. Këtë angazhim të saj, gjatë vitit 1999, ajo e kishte cekur edhe më 2008 gjatë kandidaturës së saj për presidente të SHBA-ve.

“Kam insistuar që të bombardohet Serbia”, ka thënë ajo më vonë gjatë një intervistë për mediat amerikane.

Ndërsa, për krimet e serbëve në Bosnje, në tentimin e saj për të vizituar Tuzllën më 1996, ajo kishte thënë: “Kemi kaluar nëpër zjarrin e snajperistëve”. Sipas mediave serbe, “ajo ka gënjyer”!

Serbinë e ka vizituar tre vjet më parë, me ç’rast kishte deklaruar se nuk mund ta detyrojë shtetin serb ta njoh pavarësinë e Kosovës. Megjithatë, para se të vizitonte Beogradin në Prishtinë kishte thënë se “për statusin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës nuk mund të diskutohet”.

Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë e ka parë si vendimtare për përparimin e Kosovës. Ndërsa, kur ishte në Kosovë me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, ajo u takua me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçin, dhe presidenten Atifete Jahjaga.

 

“Ne jemi kundër çdo bisedimi për ndryshimin e kufijve ose statusin e pavarur të Kosovës. Nuk mund të ketë dialog në lidhje me këtë. Për mua, familjen time dhe për amerikanët e mi, kjo është një çështje më e madhe se politika e jashtme. Kjo është një çështje personale”, tha atëbotë Clinton.

Clinton tashmë ka marr ftesë nga ministri serb për barazi gjinore, Zoran Mihajloviq, për të vizituar Serbinë, por nuk dihet nëse ish-Sekretarja e Shtetit do të pranojë të vizitoj fqinjin tonë verior. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com