Mediat në Shqipëri: Isa Mustafa si Kim Jong – votohet me brohoritje!

0

Portali në Shqipëri, Javanews – prapa të cilit qëndrojnë Ilva Tare, Sokol Minxhozi, Ben Andoni etj. – ka bërë një raportim interesant për zgjedhjen e Isa Mustafës për kryetar të LDK-së.

isa-mustafa8

“Ja që ndodh dhe në rajonin tonë. Isa Mustafa, kryeministri aktual i Kosovës, votohet me brohoritje kryetar i LDK-së, me veç dy vota kundër. Votimi është bërë krejt i hapur dhe ndryshe nga statuti që pretendon të bëhet i mbyllur. I vetmi refuzim i tij ka qenë grupi që ka lëshuar sallën në shenjë proteste për mosrespektim të Statutit, i cili parasheh votim të fshehtë. Në një masë, kosovarët e këtij formacioni mund të krenohen, se i ngjajnë votimeve të kreut të Koresë së Veriut, Kim Jong, që votohet me brohoritje”, shkruan ky portal. .

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com